LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Eros Grezda kalon te skuadra kroate Osijek

Zyrtare: Eros Grezda kalon te skuadra kroate Osijek

Tashmë është zyrtare, mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda transferohet te skuadra kroate e NK Osijek.

Kualifikimi i këtij ekipi në Ligën e Evropës ka vënë në lëvizje drejtuesit për të afruar lojtarë cilësorë dhe njëri prej tyre është Grezda që i jep fund kështu aventurës me Lokomotivën e Zagrebit.

Në këtë mënyrë, 22-vjeçari shqiptar që ka veshur fanellën kuqezi vitin e shkuar, nis një aventurë të re në një ekip me pretendime të mëdha.

Osijek synon kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Evropës pasi gjatë këtij sezoni në kampionatin kroat arriti të renditej në vendin e katërt, transmeton Supersport.

Grezda është aktivizuar gjatë dy sezoneve të fundit në radhët e Lokomotivës së Zagrebit ku ka shënuar 14 gola në kampionat në 59 ndeshje të zhvilluara.

Ai rezultoi një nga lojtarët kyç të skuadrës kryqytetase gjatë sezonit të fundit pasi shënoi disa gola vendimtarë.

Aktivizimi i Grezdës në Ligën e Evropës është një hap i madh për të por edhe një bonus për Kombëtaren Shqiptare pasi eksperienca e një turneu të tillë mund ta ndihmojë të riun shqiptar të japë një kontribut më të madh edhe për fanellën e ekipit shqiptar.

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori