LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Donis Avdijaj merr leje nga FIFA

Zyrtare: Donis Avdijaj merr leje nga FIFA
-->

Donis Avdiaj ka marrë dritën jeshile për ndeshjen me Islandën.

Talenti i skuadrës gjermane Schalke 04 ishte i vetmi lojtar që ende nuk dihej nëse do të mundte të luante me Kosovën.

Tashmë talenti kosovar ka marrë përgjigje pozitive prej Federatës Botërore të Futbollit dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.

Kështu ka thënë një burim i afërt me përfaqësuesen për Telegrafin.

“Donis Avdijan ka marr konfirmimin nga FIFA. Ai është në dispozicion të trajnerit Albert Bunjakut”, ka thënë burimi.

Ndryshe, Kosova do të ballafaqohet me Islandën në stadiumin Loro Boriçi me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/