LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Advocaat trajner i Holandës

Zyrtare: Advocaat trajner i Holandës

Përfaqësuesja e Holandës ka njoftuar se ka emëruar Dick Advocaat si trajner të skuadrës së parë.

Kjo është hera e tretë që Advocaat në krye të tulipanëve.


Holandezi i cili në shtator bëhet 70-vjeçar do vendos rekord, pasi bëhet trajneri më i vjetër në histori të Holandës.

Advocaat do të drejtojë holandezët në eliminatoret ‘Rusia 2018’, por në rast të suksesit aventura e tij mund të jetë më e gjatë.

Ruud Gullit do jetë asistent i tij. /Telegrafi/