LAJMI I FUNDIT:

Zvicra heq statusin “S”, të vendosur për refugjatët kosovarë në vitin 1998

Zvicra heq statusin “S”, të vendosur për refugjatët kosovarë në vitin 1998

Komisioni për politikë shtetërore i Dhomës Nacionale dhe ai i Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës duan të vështirësojnë procedurën e bashkimit familjar për të huajt me statusin «S», shkruan srf.ch.

Këtë status e kanë marrë ata të huaj që kanë pasur nevojë për mbrojtje të përkohshme në Zvicër. Është interesante se një status i tillë është vendosur në vitin 1998 dhe në lidhje me refugjatët që atëbotë vinin nga Ballkani, kryesisht nga Kosova, për shkak të luftës që zhvillohej atje, transmeton albinfo.ch. Ai është menduar si lehtësim i sistemit të azilit në rast të një eksodi masiv nga Ballkani.

Rrjedhimisht, statusi «S» sot nuk ka ndonjë kuptim praktik dhe ai nuk është zbatuar asnjëherë.

Komisioni për Politikë Shtetërore i Dhomës Nacionale ka votuar me 15 vota për heqjen e këtij statusi, 6 vota për mbajtjen e tij dhe 2 vota të përmbajtura.

Iniciativa për heqjen e «vizës S» ka qenë e deputetit të liberal (FDP/PLR) në Dhomën e Kantoneve nga Aargau, Philip Müller.

Pas votimit në fjalë, komisioni i Dhomës së Kantoneve autorizohet të bëjë përpilimin e ndryshimit të ligjit përkatës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori