LAJMI I FUNDIT:

Zuckenberg përballë Trump në zgjedhjet e tjera presidenciale?

Zuckenberg përballë Trump në zgjedhjet e tjera presidenciale?

Edhe pse na ndajnë 3 vjet nga zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, mediat në këtë vend kanë filluar të hedhin hipotezat për kandidatët e mundshëm për presidentë në vitin 2020.

I pari që u diskutua si emër ishte aktori “The Rock”, ndërsa tani së fundmi është hedhur si hipotezë emri i themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Një sondazh i fundit i realizuar në Karolinën e Veriut ka rezultuar se Zuckerberg gëzon popullaritet të njëjtë me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Sipas të dhënave të sondazhit, Zuckerberg ka marrë 40% të mbështetjes së atyre që kanë marrë pjesë, numër ky i njëjtë me mbështetjen ndaj Trump. 1 në 5 votues është shprehur i pavendosur se kë do të votonte në rast të një përballjeje mes tyre.

Por duhet theksuar se Zuckerberg ka një popullaritet në rritje në SHBA, veçanërisht pas turit të tij në 50 shtete të Amerikës në muajt e parë të këtij viti.

Por arsyeja e këtij turi e hedhur si hipotezë e kandidimit të ardhshëm të tij është hedhur poshtë nga vetë Zuckerberg.

“E bëj për të pasur një perspektivë më të mirë për t’i shërbyer me më shumë cilësi komunitetit tonë prej 2 miliardë njerëzish”, ka thënë themeluesi i një prej rrjeteve sociale më të fuqishme. /Blitz.al/