LAJMI I FUNDIT:

ZTE sjell modelin Axon në Evropë

ZTE sjell modelin Axon në Evropë

Axon 7 Mini nga ZTE ka qenë i gatshëm për shitje në SHBA për një kohë të konsiderueshme tashme dhe së fundi pajisja është lansuar edhe në Britani të madhe përmes shitësit Carphone Warehouse dhe do të kushtojë 249.99 funta.

Pajisja vjen me ekran 5.2 inç që ka rezolucion Full HD prej 1920×1090 pikselëve dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 617.


Specifikat tjera të pajisjes përfshijnë RAM memorien prej 3GB, hapësirën ruajtëse prej 16GB dhe kartelën microSD për zgjerim të hapësirës.

Në anën frontale gjendet kamera me 8MP për ‘selfie’ ndërkohë që në anën e pasme është e ndërtuar kamera me 16MP për foto dhe video.

Bateria e pajisjes ka kapacitet prej 2,705 mAh ndërkohë që sistemi operativ me të cilin do të funksionojë Axon 7 Mini do të jetë Android Marshmallow.