LAJMI I FUNDIT:

Zonjat e Para, në duel stilesh (Video)

Zonjat e Para, në duel stilesh (Video)

Kanë stile shumë të ndryshme, njëra mbulohet e tjetra zbulohet pak si shumë, por ajo që i bashkon zonjat e para amerikane dhe franceze është dashuria e pamohueshme për modën.

Melania Trump dhe Brigitte Macron po e katalizojnë vëmendjen e shtypit te vetja tyre duke ua vjedhur skenën bashkëshortëve të fuqishëm.

Zgjedhjet e tyre në aktivitete të ndryshme publike janë kthyer në debatet më të preferuara të salloneve të modës.

Donald Trump dhe Macron darkojnë me bashkëshortet në Kullën Eiffel (Foto)
Lexo po ashtu Donald Trump dhe Macron darkojnë me bashkëshortet në Kullën Eiffel (Foto)

Pikëpyetja që ngrenë disa është nëse Brigitte e ka tepruar disi me veshjet, e për këtë sjellin si shembull prezantimin e saj në funeralin e politikanit francez e të mbijetuarit të Holokaustit, Simon Veil.

Ajo u shfaq me minifund dhe fotot që e tregonin këmbë përmbi këmbë përfunduan në të gjitha gazetat rozë. Ish-modelja Melania, ndryshe nga ajo ka përqafuar një stil diskret ‘alla’ Jacline Kennedy, duke u përpjekur të zbulojë aq pjesë të trupit sa lejon formaliteti – transmeton Top Channel.

Por 64-vjeçarja, me snobizmin tipik francez vazhdon në rrugën e saj. Ajo e di se përballja me ish-modelen 47-vjeçare do të ishte e humbur që në fillim. Për më tepër dihet se fundet e gjata nuk i shkojnë femrave të shkurtra.

Në duelin e stilit në muzeun e Invalides, më 13 korrik, Brigitte Macron u shfaq me një zgjedhje perfekte në stilin e Mary Quant, ndërsa Melania i bëri homazh Francës sipas mënyrës së saj, me një fustan të kuq Dior.

Elegante, diskrete dhe kurrë banale, zonja e parë amerikane duket se kompenson ekzagjerimet e të shoqit president. Edhe në samitin e G20-s në Hamburg, ajo dominoi skenën.

Julia Awada, Zonja e Parë që po i lë në hije me sharmin e saj Brigitte Macron e Melania Trump (Foto)
Lexo po ashtu Julia Awada, Zonja e Parë që po i lë në hije me sharmin e saj Brigitte Macron e Melania Trump (Foto)

Por, edhe gruaja 64-vjeçare e Emmanuel Macron në të njëjtin eveniment ishte perfekte me stilin e saj. Rregulli është gjithnjë i njëjti, fustane të shkurtra që e përqendrojnë vëmendjen tek këmbët e saj.

Kjo ka bërë që mediat ta përflasin shpesh për siluetën e saj tepër të hollë. Megjithatë, për një franceze që jeton në Paris, eleganca nuk është kurrë e tepruar.

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori