LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në Londër, shkak thuhet të ketë qenë një frigorifer

Zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në Londër, shkak thuhet të ketë qenë një frigorifer

Zjarri në ndërtesën shumëkatëshe të Londrës në të cilin humbën jetën 79 persona është shkaktuar nga një frigorifer që ishte në gjendje të parregullt, njoftoi sot policia britanike.

Zyrtarja e policisë, Fiona McCormack, ka bërë të ditur se materiali izolues në ndërtesë nuk kishte kaluar testet kundër zjarrit.


Sipas saj, zjarri nuk ishte shkaktuar qëllimisht, por do të shqyrtohen akuzat e ngritura për vrasje pa paramendim, transmeton BBC.

Ndërtesa në natën ndërmjet 14 dhe 15 qershorit u dogj shumë shpejt, pasi me rastin e rinovimit të saj ishte përdorur material i lirë termo-izolues.

Policia ka dërguar rreth 250 hetues specialë për të konfirmuar se çfarë ka ndodhur në realitet, transmeton KosovaPress.

Në ndërtesën Grenfell Tower jetonin të varfrit, të cilët merrnin ndihma sociale dhe ata me vite ishin ankuar për probleme me rrymën dhe të tjera, për shkak të të cilave vitin e kaluar ndërtesa ishte rinovuar.