LAJMI I FUNDIT:

Zjarre në 13 vende të Maqedonisë

Zjarre në 13 vende të Maqedonisë

Zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe vendbanimet Mazhuçisht, Maramorani dhe Gorno Sello është ria aktivizuar. Në drejtim të fshatit Zabrçan, po digjet bar i thatë. Në terren janë ekipet e Njësië territoriale zjarrfikëse-Prilep dhe banorë vendas, informojnë nga QMK, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe zjarri në Fërllogoec, Mali Bistra është akoma aktiv. Po digjet bar i thatë, pishë dhe pyll i degraduar i bredhit.
Nga QMK informojnë se zjarre aktive ka edhe te fshatrat Rastesh, Zagrad dhe Vollçe ku digjet pyll lisi.


Në afërsi të fshatit Greshnicë zjarri është nën kontroll dhe hapësira është e rrethuar me gardh mbrojtës. Zjarr aktiv ka edhe afër fshatit Bogojci kah fshati Tatesh. Nga zjarri është kapluar pyll me drunj lisi dhe në shuarjen e zjarrit janë aktiv ekipe të NJTZ-Struga dhe NP-Jabllanica.

Zjarri në territorin ndërmjet fshatrave Nikishtan dhe Graçanci është ende aktiv dhe punohet për shuarjen e tij. Poashtu edhe në fshatrat Nikodin dhe Farish zjarret janë aktiv.

Zjarret në fshatin Gurgurnicë të Tetovës dhe Koritë të Gostivarit janë lokalizuar dhe janë nën kontroll, informojnë nga QMK./Telegrafi/