LAJMI I FUNDIT:

Zjarr i madh në një rafineri nafte në Japoni (Video)

Zjarr i madh në një rafineri nafte në Japoni  (Video)

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një rafineri nafte në qytetin e Aridi në jug të ishullit japonez Honshu.

Tymi i dendur ka mbuluar zonën ku ka shpërthyer zjarri, kurse zjarrfikësit po provojnë të shuajnë flakët, transmeton Telegrafi.


Sipas informacioneve të para, autoritetet lokale kanë urdhëruar evakuimin e rreth 3000 banorëve të zonës.

Ende nuk ka informacione nëse nga ky shpërthim janë shkaktuar viktima në njerëz. /Telegrafi/