LAJMI I FUNDIT:

Zieni MJALTIN në SODË BUKE: Femrat kanë vendosur – përgjithmonë do ta përdorni këtë recetë!

Zieni MJALTIN në SODË BUKE: Femrat kanë vendosur – përgjithmonë do ta përdorni këtë recetë!

Dermatologët thonë që është më i efektshëm se çdo produkt tjetër që e blini.

Ngadalë po afrohet koha kur secila femër fillon të përjetojë ankthe – përfundon dimri, ndërkaq në kofshë dhe në vithe shihen qartë pasojat e kënaqjes me ushqim dhe me mungesë aktiviteti fizik, transmeton Telegrafi.


Nuk jeni të vetmet – a e dini që madje 80 për qind e femrave i mundon celuliti, duke përfshirë edhe yjet e njohura?

Në treg ekzistojnë mjaft produkte për të luftuar celulitin, mirëpo nëse duhet t’i besojmë dermatologëve, një recetë natyrale që nuk kushton shtrenjtë është më e efektshme!

Fjala është për tretjen e dy përbërësve që të gjithë i kemi në shtëpi – soda e bukës dhe mjalti.

Thjesht, përzieni një lugë sodë buke me një lugë mjaltë, shtoni pak ujë dhe qiteni në shporet që të vlojë.

Kur të vlojë, lëreni që të vazhdojë të vlojë edhe dy-tre minuta pastaj ftoheni pak dhe derisa është akoma e ngrohtë, bëni masazh zonave të përfshira me celulit me këtë tretje gjatë tre minutave.

Pas kësaj shpëlani me ujë të ngrohtë, ndërsa në pjesët më problematike të trupit qitni vetëm mjaltë. Butësisht fërkoni dhe bëni masazh 4 – 7 minuta.

Sipas ekspertëve, por edhe të atyre të cilët e kanë provuar, kjo është mënyra më e mirë që të hiqni qafe celulitin dhe vrimat në lëkurë të cilat bëjnë efektin e lëkures së portokallit.

Masazhi me mjaltë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në pjesët e përfshira dhe do të zvogëlojnë shtresat e celulitit, pa futur në trup kimikale dhe toksina. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori