LAJMI I FUNDIT:

Zidane flet për ‘Topin e Artë’: Ky futbollistë do ta fitojë atë

Zidane flet për ‘Topin e Artë’: Ky futbollistë do ta fitojë atë

Trajneri francez i Real Madridit, Zinedin Zidane ka folur për çmimin e madh të futbollistit të vitit.

Sipas numrit një të Real Madridit, është portugezi Cristiano Ronaldo i cili do ta fitojë ‘Topin e Artë’ këtë vit.


Zidane ka deklaruar se ajo çfarë ka arritur Ronaldo është e jashtëzakonshme.

“Nëse shikoni rrjedhën e vitit, dhe shikoni se çfarë ka arritur Cristiano, është e jashtëzakonshme”, u shpreh Zidane.

“Më kanë pyetur disa ditë më parë dhe kam thënë se ai e meriton ta fitojë Topin e Artë, pa pasur fare dyshim”, përfundoi francezi. /Telegrafi/