LAJMI I FUNDIT:

Ziberi: BDI dhe Ahmeti çdoherë janë pjesë e problemit

Ziberi: BDI dhe Ahmeti çdoherë janë pjesë e problemit

Ish deputeti Naser Ziberi në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, tha se partitë shqiptare në mënyrë të gabuar dhe në kohë të gabuar e nënshkruan dhe prezantuan Deklaratën e përbashkët dhe me këtë sipas tij, i kanë dhënë alibi presidentit Gjorge Ivanov dhe OBRM-PDUKM-së të kapen për kashte për të shpëtuar nga kushtet që gjenden në Deklaratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se kriza politike a mund të shndërrohet në etnike Ziber tha se një gjë e tillë është e mundshme.


“Po, definitivisht mendos se establishmenti politike luan lojë të rrezikshme, të shfrytëzojë konflikt ndëretnik për të mbuluar rezultatin e tyre politik. Duke menduar se ajo do t’i amnestojë nga veprat e bëra”, u shpreh Ziberi.

Ndërsa sa i përket Ali Ahmetit, Ziberi tha ai luan në dy anët.

“Mendoj se BDI-ja dhe Ali Ahmeti çdoherë janë pjesë e problemit. Nuk mund të ndahen nga struktura e cila krijon probleme dhe mendoj se me deklaratat e tyre vetëm krijojnë konfuzitet dha japin shpresë për ata që janë jashtë shumicës parlametare të bëjnë presion edhe më tej me protestat dhe me këtë atmosferë të arrihet ndonjë qëllim”, përfundoi Ziberi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori