LAJMI I FUNDIT:

Zhytësi takohet me një kandil deti që ka përmasa gjigante (Video)

Zhytësi takohet me një kandil deti që ka përmasa gjigante (Video)

Christian Hauser ka qenë duke u zhytur në Puerto Vallarta të Meksikës, kur është takuar me një kandil deti shumë të madh.

Derisa krijesat e tilla nuk janë më të mëdha se shuplaka e dorës së njeriut, ky mund të konsiderohet se është gjigant, transmeton Telegrafi.


Zhytësi ka qenë së bashku me shoqërues në thellësi prej 15 metrash, kur është takuar me kandilin ‘miqësor’ që nuk ka provuar t’i sulmojë.

“Lëvizte pranë nesh dhe nuk na preku me tentakulat helmuese. Ishte madhështor dhe shumë i dashur”, ka thënë Hauser për rastin.

“Si mund të rrini pranë tij, kur me një prekje të vetme do ta mpinte një balenë, e le më një njeri”, është një koment për videon, që është parë mijëra herë. /Telegrafi/