LAJMI I FUNDIT:

Zhytësja nuk ndjehej mirë, kryebashkiaku hidhet në det për ta shpëtuar (Video)

Zhytësja nuk ndjehej mirë, kryebashkiaku hidhet në det për ta shpëtuar (Video)

Kryebashkiaku i Karamursel, Ismail Yildirim kërceu në det të mërkurën për të shpëtuar një zhytëse, e cila gjendej në vështirësi.

Kjo ngjarje, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi, ka ndodhur në Kocaeli, provincë kjo afër Stambollit, gjatë një ceremonie përkujtimore, në kujtim të 59 vjetorit të “Tragjedisë së Anijes së Uskudarit”.

Para incidentit, një ceremoni u mbajt në varrezat Karamürsel për të përkujtuar jetët e humbura gjatë fundosjes së anijes, e cila ishte një nga katastrofat më të mëdha detare në historinë e Republikës së Turqisë.

Zhytësja Senay Ertorun, ishte futur në det për të ngritur një flamur, kur papritmas doli nga uji dhe bëri thirrje për ndihmë.

Ertorun ishte rreth 10 metra larg nga skela, kur bëri thirrje: “Po mbytem”, pas së cilës gjë thuhet se kryebashkiaku u hodh në veprim.

Yıldırım, i cili thuhet se gjithashtu ka një certifikatë zhytjeje, hoqi këpucët, pallton dhe xhaketën dhe u zhyt në det për të shpëtuar Ertorun.

Pasi kryetari i bashkisë ka kapur Ertorun, ai e solli atë në skelë, ndërsa pjesëmarrësit e ceremonisë thuhet se përshëndetën aktin heroik.

Të dy, Yıldırım dhe Erturun janë raportuar të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.

“SS Üsküdar” ishte një traget i vogël i pasagjerëve që u mbyt në një mot të keq më 1 mars 1958 në Gjirin e Izmit. Nga kjo fatkeqësi, kishin gjetur vdekjen 265 pasagjerë dhe 7 anëtarët e ekuipazhit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori