LAJMI I FUNDIT:

Zhvishet Mihrije Braha: E vërteta për operacionet plastike

Zhvishet Mihrije Braha: E vërteta për operacionet plastike

Ajo mund të shkojë ku do të dojë me pushime dhe në fakt ashtu bën, por nuk harron asnjëherë pa ardhur në plazhin e Golemit, ku dhe ne realizuam foton me rroba banje si dhe një bisedë me të famshmen, Mihrije Braha.

Mihrije në intervista të ndryshme ju keni thënë shumë nga jeta dhe krijimtaria juaj, me pak fjalë si mund të përkufizohej ajo?
Mihrija: O për këtë mund të flasim shumë gjatë, sepse tani bëra shumë vite karrierë dhe mund të them se janë mijëra koncerte, diku pesëmbëdhjetë projekte muzikore dhe shumë festivale! Kam shumë emocione nga ato aktivitete, shumë çmime festivalesh ku dhe kuptohet edhe shumë punë dhe shumë vështirësi në kompletimin e atyre programeve muzikore.

Titulli i këngës pjesëmarrëse tek “Top fest”, ishte “Turbulenca”, dhe ju atë e keni bërë edhe klip me shumë nivel artistik dhe mjaft provokues njëkohësisht apo jo?
Mihrija: Kjo këngë sigurisht që është një emocion turbulence dhe e çfarëdo natyre që të jetë, ne e përjetojnë pothuajse të gjithë, por këtu në këtë rast është shkruar nga Aida Baraku dhe primarisht janë emocionet e asaj, që unë i përcjell tutje, deri tek veshi dhe mendja e të tjerëve, për t’ua zgjuar atë ndjenjë . Mendoj se është një shprehje artistike e ndjenjës së puthjes së parë që sigurisht trazon shpirtin, zemrën dhe mendjen njëkohësisht me ëmbëlsinë në të shprehur! Nuk mendoj që ka diçka provokuese aty sa për të tërhequr vëmendjen por ka një progres të madh në fotografi dhe në tërë klipin si kompleks.


Jeni në përgatitje të ndonjë albumit të radhës? Na fol më shumë për të, kush është kompozitori, titulli, teksti, muzika etj…
Mihrija: Po unë tani po realizoj albumin e radhës. Është një projekt që do shumë punë dhe sakrificë, por që ia vlen sepse kështu më së miri evidentohet puna artistike dhe karriera e një artisti. Bashkëpunëtorët janë të shumtë si Armend Regjepagiqi, Aida Baraku, Naim Abazi, Avni Qaili, Andin Randobrava, Florent Boshnjaku etj.

Është mjaft evidente se i kushtoni një rëndësi të veçantë pamjes suaj…
Mihrija: Po sigurisht! Mendoj se skena duhet respektuar, dhe me këtë edhe ata që frekuentojnë skenën, pra auditorin e dashur. Me këtë nënkuptoj se duhet një paraqitje skenike e realizuar si në nivel artistik edhe atë estetik dhe pikërisht për këtë unë preferoj një kujdes të veçantë për pamjen time në skenë dhe në fund të fundit gjithherë dhe kudo, skena ka kultivuar opinionin apo masën.

Sa kohë ju merr kozmetika dhe sporti?
Mihrija: Palestra shumë pak, kozmetika pak më shumë, por asnjëra e tepruar.

Për juve thuhet gjithmonë se jeni një femër shumë e bukur, cili është sekreti i bukurisë suaj?
Mihrija: Dashuria ime e pafund dhe e ëmbël ndaj Naimit dhe Platorit, qetësia shpirtërore, rrezatimi pozitiv ndaj rrjedhave të jetës, përditshmërisë dhe respekti për të tjerët. Sigurisht s’e kam kujdes për vijën trupore, kujdes jo shumë të tepruar në ushqim etj., por është edhe çështje gjeni apo punë Zoti!

Po operacioneve plastike, qoftë edhe të lehta a i jeni nënshtruar? Në cilën pjesë do të ndërhyni nëse do të ishte e nevojshme?
Mihrija: Jo ende nuk kam bërë ndërhyrje në asnjë pjesë të trupit, dhe nuk mendoj ta bëj një gjë të tillë, sepse jam shumë e lumtur me ato që më ka dhënë Zoti….por nëse do të bëj ndonjë ndërhyrje, do t’ua them pa hezitim, sepse nuk mendoj që kjo paraqet diçka me të cilën duhesh turpëruar apo mbajtur sekret! Tani mu kujtua diçka për të qeshur! Në një emision tek Big Mama, Naimi dhe Big Mama publikisht kanë kërkuar para kamerave ndonjë ndërhyrje të mundshme kirurgjike por s’kishte.

Ku po i kaloni pushimet këtë verë?
Mihrija: Kemi qenë pak në Greqi dhe pak në Shqipëri, në Durrës sepse unë dhe Naimi e kemi për shumë shpirt që të kthejmë tek miku ynë në hotelin “Rinia” në Golem. Në Shqipëri do të shkojmë edhe kah fundi i gushtit.

Po pastaj keni prenotime apo angazhime artistike?
Mihrija: Po shumë dhe këto impenjime s’na lënë të bëjmë pushime më të gjata, por sido që të jetë jeta jonë dhe përcaktimi ynë profesional na merr me vete apo na mbanë “robër” me tërë bukuritë e veta.

Pastaj?
Mihrija: Pastaj shohim e bëjmë, kemi shumë punë dhe plane, le t’i presim në shtator e tutje./panorama/

Në trend

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori