LAJMI I FUNDIT:

Zhveshje dhe gjëra bizare në videon kontroverse të këngës së dashurisë (Video)

Zhveshje dhe gjëra bizare në videon kontroverse të këngës së dashurisë (Video)

Grupi muzikor nga Rusia që njihen si Little Big, e kanë lansuar videon e këngës ‘Dashuri e Urryer’, me një video ku ka shumë zhveshje, mish, maska dhe gjëra tjera bizare.

Derisa kënga i kushtohet një marrëdhënie të dështuar, në filmim shfaqen modelet e zhveshura me qëndrim shumë serioz, skatebord me sipërfaqe të mbuluar nga mishi, si dhe njerëz që nxjerrin sy nga goja, transmeton Telegrafi.


Megjithëse është lansuar para gjashtë muajsh, tani është popullarizuar duke u parë mbi 13 milionë herë, brenda pak ditësh.

Sidoqoftë, jo të gjithë po i pëlqejnë këto pamje, ku shfaqet një kloun që bën gjeste të turpshme, gjashtë ushtare në shtratin rozë si dhe një grua e mbuluar me oktapod.

“Afro katër minuta të pamjeve tmerruese, që nuk do të më lënë të flejë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/