LAJMI I FUNDIT:

Zharku nënshkruan udhëzimet administrative për pajisjet dimërore, ulësen e fëmijëve

Zharku nënshkruan udhëzimet administrative për pajisjet dimërore, ulësen e fëmijëve

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka nënshkruan tri Udhëzime Administrative, për pajisje dimërore, për ulësen e sigurisë për fëmijë dhe për transportin e personave në hapësirën për vendosjen e ngarkesës me mjetin rrugor.

Me Udhëzimin Administrativ nr. 02/2017 përcaktohen pajisjet dimërore për automjetet dhe bashkësitë e mjeteve dhe mënyra e përdorimit të tyre gjatë sezonit dimëror me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.


Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen për të gjithë shoferët që drejtojnë automjetet dhe bashkësitë e mjeteve gjatë sezonit dimëror, në periudhën kohore nga 15 nëntori deri më 15 mars. Këtu përfshihen pajisjet dimërore për automjete të udhëtarëve dhe mjeteve transportuese deri 3.5 tona, pajisjet dimërore për autobus dhe mjeteve transportuese mbi 3.5 t, shenjat e pneumatikëve dimërore dhe pneumatikët me gozhda. Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ nuk zbatohen për mjetet e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Udhëzimi Administrativ nr. 03/2017 për ulësen e sigurisë për fëmijë përcakton kushtet dhe mënyrën e përdorimit të ulëses së sigurisë për fëmijë.
Ky Udhëzim Administrativ është në pajtueshmëri me Direktivën Evropiane 91/671/EEC të datës 16.12.1991 për përafrimin e ligjeve të shteteve anëtare për përdorimin e detyrueshëm të rripave të sigurisë për automjetet deri 3.5 t, e plotësuar me Direktivën Evropiane 2003/20 / EC e datës 8 prillit 2003 dhe me Direktivën Evropiane 2014/37/EU të datës 27.2.2014. Me këtë Udhëzim përcaktohet sistemi i sigurisë së ulëses për fëmijë, përbërja e sistemit të sigurisë së ulëses për fëmijë, Udhëzimet e Manualit të ulëses së sigurisë për fëmijë, automjetet e kategorisë M2 dhe M3, automjeti taksi dhe jastëku i ajrit (airbag).

Ndërsa Udhëzimi Administrativ nr. 04/2017 për transportin e personave në hapësirën për vendosjen e ngarkesës me mjetin rrugor përcakton kushtet dhe kriteret për lëshimin e lejes së veçantë për mjetet, të cilat kryejnë transportin e personave në hapësirën e ngarkesës në mjetin rrugor.

Dispozitat e këtij Udhëzimit Administrativ zbatohen për të gjitha mjetet rrugore me të cilat transportohen personat në hapësirën e ngarkesës në mjetin rrugor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Kalo në kategori