LAJMI I FUNDIT:

Zhaku: Tentuan të më përdhunonin

Zhaku: Tentuan të më përdhunonin

Një prej protagonisteve kryesore në Vip Shpija, Inida Gjata, ka treguar detajet e largimit të saj nga ky reality shou, teksa pos tjerash ka bërë edhe pohime shokuese për atë që i ka ndodhur një natë pas largimit në një hotel në Kosovë.

Zhaku deklaratën tronditëse e bëri për mediat shqiptare, duke thënë se edhe kanë tentuar ta përdhunojnë.

Ajo ka zbuluar se gjatë qëndrimit në hotel dy persona të futur nga produksioni kanë tentuar ta abuzonin seksualisht.


Ajo nuk ka bërë denoncim në polici për këtë ngjarje, për shkak se thotë se është proces që asaj i kushton, teksa ka premtuar që ta ndjekë penalisht rastin pas publikimit të dytë të librit të saj “Trimnika”. /Telegrafi/KD/