LAJMI I FUNDIT:

Zguri: Procedim numëruesve që ndërpresin procesin

Zguri: Procedim numëruesve që ndërpresin procesin

Ka përfunduar pak çaste më parë mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, e cila ka trajtuar problematikat e verifikuara gjatë procesit të numërimit të votave.

Kryetari Klement Zguri por edhe përfaqësues të subjekteve politike e kanë cilësuar si të papranueshëm ndërprerjen disa orëshe të numërimit në disa KZAZ.


Në fund të mbledhjes, Zguri ka bërë një pasqyrim të situatës.

“KQZ po monitoron hap pas hapi procesin në të gjitha KZAZ-të. Dimë që në 13 KZAZ ka përfunduar numërimi, në 44 vijon, në 34 KZAZ të tjera është ndërprerë. Më alarmante janë disa vendimmarrje të KZAZ-ve që kanë vendosur ta ndërpresin për disa orë, që është një vendimmarrje e papranueshme për ne. KQZ do t’u bëjë thirrje KZAZ-ve që kanë marrë këto vendime që t’i kthehen numërimit”, ka deklaruar Zguri.

Sipas tij, ligji për ata që ndërpresin procesin parashikon nivele të ndryshme procedimi.

“Është procedimi administrativ, që do të thotë se mund të shkarkohen dhe në vartësi të veprës që kanë kryer veç shkarkimeve e procedimeve ka edhe gjoba”, tha ai./TCh/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori