LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhet vetura më e vjetër në Maqedoni (Foto)

Zgjidhet vetura më e vjetër në Maqedoni (Foto)

Në poligonin para ASUC ‘Boro Petrushevski’ gjatë fundjavës u mbajt ekspozita e tretë me radhë e veturave. Prezantuan 270 ekspozues, mbi 3 mijë vizitorë dhe u shpërblyen veturat në 15 kategori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetura më e vjetër në Maqedoni është Fiat topolino, edhe atë 81 vjet dhe ende është në gjendje të rregullt. Është blerë në vitin 1936. U zgjodh si më e vjetra në kategorinë Old timer.

Përveç kësaj kategorie, në manifestim u nda shpërblimi për veturën më origjinale old-timer Këtë çmim e mori Zastava 750, ose e njohur si fiqe.

Ndër kategoritë tjera, si vetura ma luksoze është zgjedhur Nisan GTR, e cila rrallë gjendet edhe në Evropë dhe kushton 200 mijë euro.

Këtë vit, në ekspozitë kanë marrë pjesë edhe pjesëmarrës nga Serbia, Shqipëria, Bullgaria dhe Kosova. Për veturën më të mirë mysafire u zgjodh Zastava 101, pjesësmarrës nga Vranja dhe Golf 1 pjesëmarrës nga Kosova. Gjithsej ka pasur 15 vetura mysafire.

Sipas njërit nga organizatorët dhe profesor në ‘ASUC’ Boro Petrushevski, tha se qëllimi i manifestimit tradicional është që të motivohen nxënësit të regjistrohen edhe në këtë shkollë të mes sepse numër më i madh i nxënësve zgjedhin Gjimnazin e përgjithshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori