LAJMI I FUNDIT:

Zgjidh veshjen e duhur sipas vendit ku do t’i kalosh festat e fundvitit

Zgjidh veshjen e duhur sipas vendit ku do t’i kalosh festat e fundvitit

Të besohet se edhe një vit tjetër po ikën? Pa dyshim, ka pasur edhe ky momentet e tij më të bukura dhe jo të bukura gjithashtu, por të gjithë janë entuziastë sa herë vjen një vit i ri.

Nata e 31 dhjetorit duhet të jetë një prej netëve për t’u dukur fashion më shumë se ҫdo ditë tjetër. Ndaj për të të ndihmuar, më poshtë janë veshjet kryesore në varësi të vendit që do të zgjedhësh për të festuar.


Stilistja Irma Martinez, e cila ka punuar me shumë emra të njohur në botë si Thalia, Sofia Vergara, Daisy Fuentes, apo Eva Longoria, ka ndarë me miqtë disa sekrete veshjesh për natën e ndërrimit të viteve.

Festë në shtëpi

Nëse do ta kalosh ndërrimin e viteve në shtëpinë e miqve, atëherë zgjedhja ideale është fustani ose një fund i ngushtë lëkure, stil vintage. Eventet formale e pranojnë një veshje të tillë, por edhe nëse je me një shoqëri pak më argëtuese, është gjithashtu një veshje e gjetur.

Party si në vitet ‘90

Pantallonat janë gjithmonë një zgjedhje e rehatshme, por në të njëjtën kohë edhe shumë elegante. Ja një stil vintage i ’90-ës, sipas mesazhit të festës, kombinuar me një golf klasik. Nuk mund të gabosh!

Nata me vajzat

Do ta presësh Vitin e Ri me shoqet? Atëherë zgjedhja ideale është pamje ‘funky’! Një fund Pinko me një bluzë vintage me temina dhe aksesorë të vegjël janë të mjaftueshëm për të tërhequr vëmendjen.

Në klub

Një fustan seksi — look-u që nuk dështon asnjëherë. Të ndihesh seksi dhe mahnitëse, kush nuk do? Prite 2017-ën me një veshje të shkëlqyeshme dhe festive.

Darkë glamour

Nëse vendos që ndërrimin e viteve ta kalosh në një vend special me një darkë mondane, atëherë edhe veshja kështu duhet të jetë. Mos harro të përdorësh aksesorë elegantë, sidomos nëse fustani është me xixa ose me shkëlqim.

Party në shtëpinë tënde

Të presësh miq nuk është aasnjëherë e thjeshtë, megjithatë mund t’ia dalësh. Velvet nuk ka qenë kurrë më në modë se këtë vit dhe ky do të ishte rekomandimi kryesor për një veshje festive.

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Moda
Vetëm gratë e guximshme si Heidi Klum mishërojnë stilin e veshjes kështu

Vetëm gratë e guximshme si Heidi Klum mishërojnë stilin e veshjes kështu

Moda
Kalo në kategori