Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në gjithë të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e Mitrovicës.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, kryetarja e Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Sipas saj, si në vitin 2013 dhe në vitin 2014, KQZ është e gatshme që këto zgjedhje të mbahen dhe veri të Kosovës, përkatësisht në vendet e banuara me shumicë serbe.
“Po zgjedhjet do të mbahen në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e Kosovës”, ka thënë Daka për Telegrafin.
Ndërkaq, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka thënë se nuk pritet të ketë incidente në veri të Kosovës, pasi nuk është as në interesin e serbëve.
Sipas tij, interesi i tyre është të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe të jenë pengues të proceseve në Kosovë që nuk janë në interes të Serbisë.
Ai gjithashtu tha se deputetët që do ta përfaqësojnë Listën Serbe do ta luajnë rolin e “Kalit të Trojës”.
“Nuk pres që të ketë probleme për shkak të unifikimit të partive politike serbe, të cilat me presion nga Serbia dhe rekomandimin e saj janë detyruar të shkrihen në një listë serbe. Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve pos Policisë së Kosovës do të kujdesen edhe vet strukturat paralele të mos ketë probleme në atë pjesë. Qeveria Serbe është e interesuar ta diktoj komunitetin serb dhe përmes tyre të pengoj institucionet e Kosovës. Deputetët që do të jenë në legjislacionin e ardhshëm do ta luajnë rolin e ‘Kalit të Trojës’”, për të penguar me çdo kusht krijimin e Ushtrisë”, ka thënë Islami.
Ndryshe, në vitin 2013 në zgjedhjet lokale të mbajtura në veri të vendit janë shënuar disa incidente të njëpasnjëshme. Xhandarmëria serbe kishin hyrë me maska nëpër qendra të votimit për të prishur procesin zgjedhor, me ç’rast ishte gjendur dhe një bombë në një qendër votimi, përkatësisht në shkollën teknike në veri të Mitrovicës.
Ndërsa në vitin 2014, zgjedhjet nacionale kishin kaluar pa ndonjë incident. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lloga nënshkruan kërkesë për ekstradimin e Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit
Mirënjohje për “Philip Morris Kombinatin e Duhanit – Prilep” për promovimin e barazisë gjinore në vendin e punës
Deputeti shqiptar i Parlamentit të Zvicrës, Islam Aliaj takohet me Kurtin
Vuçiq kërcënoi Perëndimin, reagime të ashpra në “X” – bëhet thirrje që të ndalet kjo gjuhë
Rama shtyn gazetaren, refuzon të përgjigjet
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye
Deklaratat kërcënuese të Vuçiqit, reagon Sanduloviq: Kam paralajmëruar se kjo do të ndodh, por BE-ja dhe ShBA-të nuk më dëgjuan
Përplasje gjatë raportimit të ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi, e largojnë nga salla shefin e kabinetit të saj
Kurti: Nuk ka propozime që pranohen e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së, tashmë në restorante në veri menynë e keni në euro dhe në dinarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Zbulo qysh mundesh me i vesh gërshetat me ZBRITJE
Më të lexuarat
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!
Premtimi i Abelard Tahirit: Nëse Kurti edhe një herë bëhet kryeministër, unë e lë mandatin e deputetit
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood