Fred Abrahams
Shqiptarët do të shkojnë në votime të dielën për zgjedhjet parlamentare – vota e nëntë kombëtare që kur pluralizmi politik u bë legal më 1990.
Vendi ka ndryshuar në mënyrë radikale që nga ditët e zymta të sundimit njëpartiak, kur një fletë votimi e pashënuar nënkuptonte një votë për Partinë e Punës. Por, gjurmët e totalitalizmit janë të thella dhe demokracia mbetet një objektiv eluziv.
Mbushja e kutive të votimit dhe frikësimi i votuesve është lënë pas bashkë me skemat piramidale të viteve 1990, por partitë sot përdorin patronazhin dhe paratë e thata. Për të ndikuar mbi median, llogaritë bankare kanë zëvendësuar shkopinjtë e gomës.
Siç kanë bërë që nga viti 1990, të dy partitë kryesore janë në garë për kontroll – Partia Socialiste, trashëgimtarët e Partisë së Punës, dhe Partia Demokratike, e para parti opozitare pas rënies së Komunizmit. Që të dyja lavdërojnë Evropën, ekonominë e tregut dhe luftën e perëndimit kundër terrorizmit, por ato përfaqësojnë stile shumë të ndryshme, sektorë dhe interesa biznesi të vendit.
Në një ndryshim domethënës, muajin e kaluar socialistët dhe demokratët ranë dakord që t’i kthejnë kurrizin partisë së tretë të vendit, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila vazhdimisht ka luajtur rolin e të tretës bllokuese për të dyja palët, duke përfituar me bollëk nga roli disproporcional që ka pasur. Këtë vit, të dyja partitë e konsideruan çmimin tepër të lartë dhe shpresojnë se do ta kapin kurorën të gjithën për vete.
Socialistët dhe kryeministri i tyre aktual Edi Rama po udhëheqin sondazhet dhe gëzojnë mbështetjen në kryeqytetet e Perëndimit por aftësia e tyre për të fituar të vetëm mbetet e paqartë.
Tensionet mbeten të larta dhe vetëm një marrëveshje e ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA muajin e kaluar i dha fund bojkotit të zgjedhjeve nga Partia Demokratike. Zgjedhjet e duhura janë thelbësore për integrimin evropian të Shqipërisë, thanë ndërmjetësit, po aq sa është edhe stabiliteti politik për të kundërshtuar atë që një zyrtar amerikan e quajti “RMI” – Ndikimi Negativ Rus (sipas akronimit në anglisht).
Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve sakaq kanë filluar t’i bien ziles së alarmit, duke theksuar dështimin për të zbatuar një seri rekomandimesh të mëparshme. Një raport i renditi shqetësimet prerazi: “regjistrimi i votuesve dhe i kandidatëve, mënyra e sjelljes në fushatë, blerja potenciale e votave, presioni dhe abuzimi i burimeve administrative, mbulimi mediatik, zbatimi i rregullave mbi financimin e fushatës, procedurat e ditës së zgjedhjeve dhe zgjidhja e ankesave dhe apelimeve.”
Vëzhguesit ndërkombëtarë ka gjasa do të bëjnë me shenjë në mënyrë miratuese, duke pranuar rezultatet ndërkohë që rendisin përsëri një listë të gjatë me ankesa. “Të përshtatshme dhe të pranueshme” është mënyra se si vëzhguesit i përshkruan zgjedhjet e vitit 1997 dhe kjo përqasje me standarde të ulëta nuk ka ndryshuar.
Edhe pjesëmarrja e ulët ka gjasa të ndodhë. Siç kanë treguar shqiptarët gjatë viteve të fundit duke u përpjekur të lëvizin drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera, gjasat janë që ata të votojnë me këmbët e tyre duke ikur.
Një rezultat pozitiv mund të jetë një numër më i madh grash në parlament, nga kuota aktuale prej 32 në 140. Sipas ligjit aktual, së paku 30 për qind e secilës listë me kandidatë dhe një nga tre emrat e parë në listë duhet të jenë gra.
Një lajm tjetër i mikpritur mund të jetë një qeveri dhe parlament që, pavarësisht se kush fiton, do të zbatojë paketën dëshpërimisht të nevojshme dhe të mbështetur nga ndërkombëtarët të reformës në drejtësi për të luftuar korrupsionin. Siç ndodh edhe me zgjedhjet, gjykatat vijojnë të vuajnë nga fantazmat e të shkuarës së afërt dhe të largët të Shqipërisë.
Një problem më i madh është nevoja për një ndarje të qartë dhe efektive të pushtetit dhe ndërtimi i institucioneve të fuqishme dh etë pavarura për të kufizuar pushtetin e shtetit, për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Standardi këtu nuk është e shkuara e Shqipërisë, por ajo ku Shqipëria duhet të shkojë. /Java/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën