0Shares

Presidenti amerikan Donald Trump në një bisedë telefonike me kryeministren britanike Theresa May i ka dhënë një “mbështetje të ngrohtë në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve”.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me bisedën Trump-May thuhet se presidenti amerikan e ka thirrur kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar për t’i ofruar mbështetjen asaj.

“Presidenti vuri në dukje marrëdhëniet e veçanta mes SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe deklaroi se ai dëshiron të punojë me kryeministren edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Britaninë e Madhe, të enjten, asnjë parti nuk do të mund e vetëm të formojë qeverinë. Më së shumti vota fitoi Partia Konservatore në krye të së cilës është Theresa May.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)