LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet, a mund të ndodhë sërish koalicioni PDK-LDK?

Zgjedhjet, a mund të ndodhë sërish koalicioni PDK-LDK?

Që nga e mërkura kur edhe u votua në Kuvendin e Kosovës, mocioni për rrëzimin e Qeverisë Mustafa, subjektet politike veç se kanë filluar fushatën për zgjedhjet e parakohshme.

Gjatë ditës së djeshme presidenti Hashim Thaçi zhvilloi takim me përfaqësuesit e subjekteve politike, ku u dakorduan që data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të jetë 11 qershori.

Në këtë takim munguan përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi që sipas tyre ata tashmë nuk e njohin Thaçin president.

Se sa do të sjellin ndryshime në skenën politike, mbajtja e këtyre zgjedhjeve, analisti politik, Fadil Lepaja ka thënë për Telegrafin se nuk mendon që zgjedhjet e reja do të sjellin ndryshime të mëdha në skenën politike, as në numra as në kualitet të ri.

“Përgjithësisht, ka pak dallime në mes të partive politike në Kosovë dhe janë të mundshme gati të gjitha kombinimet edhe pse, mendoj se përcaktuese do të jetë gatishmëria e tyre për të bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtarë rreth reformave në drejtësi dhe dekriminalizimin, si dhe marrëdhëniet me fqinjët, posaçërisht Serbisë, dhe serbëve etnik në Kosovë”, ka thënë Lepaja.

I pyetur rreth asaj se sa janë gjasat që pas këtyre zgjedhjeve LDK-ja të jetë në opozitë, Lepaja theksoi se do të ishte e gabuar nëse LDK mbetet në opozitë, pasi që sipas tij kjo nuk do t’i kontribuonte zhvillimit të proceseve euro-atlantike, dekriminalizimit, e as zhvillimit të vendit.

“Mendoj se në Kosovë janë vetëm dy vija politike dhe ato fatkeqësisht janë prezentë brenda të gjitha partive politike. Dallimet brenda partive janë më të mëdha se dallimet ndërmjet partive të ndryshme”, u shpreh Lepaja.

Ai shtoi se nëse LDK-ja arrin që ta mbajë frymën reformiste dhe të zhvillohet, do të vazhdojë të jetë bartëse e të gjitha proceseve të rëndësishme në vend.

Ndonëse në LDK kanë deklaruar se PDK-ja është rivali kryesor i tyre dhe se çdo koalicion i mundshëm me ta të përjashtohet, të njëjtën gjë nuk e mendon analisti Fadil Lepaja.

Ai nuk e ka përjashtuar sërish koalicionin LDK-PDK, përfshi edhe ndonjë tjetër, sepse siç u shpreh ai problemet mbesin të njëjta.

Mirëpo për dallim nga Lepaja, mendim tjetër ndan analisti Imer Mushkolaj.

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se partitë opozitare duhet të bëhen bashkë që PDK-ja të mbetet në opozitë pas zgjedhjeve.

“Partitë opozitare duhet të bëhen bashkë në mënyrë që ta nxjerrin PDK-në në opozitë. Çdo koalicion i partive që nuk e ka këtë qëllim, është koalicion i kotë dhe jo në interes të qytetarëve”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka shtuar se ndryshimi pas zgjedhjeve nuk nënkupton bashkimin e cilësdo partie me PDK-në në qeverisje, por me nxjerrjen e saj në opozitë pas një dekade të qeverisjes, me shumë keqqeverisje brenda./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori