LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, test për pushtetin e ri

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, test për pushtetin e ri

Siç po shkojnë rrjedhat e zhvillimeve politike, më 6 gusht kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, pritet t’i shpallë zgjedhjet lokale, edhe atë më 15 tetor të këtij viti, datë kjo e dakorduar kohë më parë nga partitë politike parlamentare.

Këto zgjedhje do të jenë më interes të veçantë, kësaj radhë për faktin se LSDM në pushtet, nëse do fitojë ato apo të paktën të barazojë me OBRM-në, kjo për të pasur alibi që të vazhdojë e sigurt qeverisjen me dy subjekte shqiptare BDI dhe ASH.


Ndryshe, OBRM i kishte fituar në mënyrë absolute zgjedhjet e fundit lokale dhe po njëjtë në kampin shqiptar i kishte fituar dhe BDI. Ndryshe, pasi që LSDM tani është në pushtet dhe OBRM në opozitë, e para gjegjësisht qeveria me të cilën udhëheq përmes planit 3-6-9, ka paraparë një sërë masash për zgjedhjet e radhës lokale, mes të cilëve edhe vendim qeveritar për dënimin e atyre që shfrytëzojnë resurset shtetërore për interesa partiake gjatë zgjedhjeve.

Ishte LSDM e cila jo vetëm për zgjedhje e kaluar lokale, por edhe ato parlamentare kishte akuza të forta kundër OBRM për vjedhje dhe manipulim të materialit zgjedhor. Nga ana tjetër, në opinion ka pasur zëra edhe për një shtyrje tjetër pas marrëveshjes për datën 15 tetor, meqë kjo është në vullnetin e partive në pushtet LSMD, BDI dhe ASH, që më seriozisht të përgatiten, sidomos LSDM e Zaevit, kjo për të mos i krijuar alibi OBRM-së se është forcë e parë në elektorat dhe të kërkojë më pas zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Një fitore bindëse për zgjedhjet e radhës lokale nga OBRM, do të prishte matematikat e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me përkrahje e Qeveris së re reformatore dhe të afrojë vendin në BE dhe në NATO. Nga VMRO ditë më parë kanë bërë të ditur se nuk presin shtyrje tjetër të zgjedhjeve lokale.

’’OBRM-PDUKM është gati për më 15 tetor dhe unë shpresoj se ato do të shpallen, dhe më 15 tetor Maqedonia do të ketë zgjedhje lokale. Unë shpresoj se LSDM-ja nuk do të gjejë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve lokale’’, ka theksuar Dragan Danev nga OBRM-PDUKM.

Nga LSDM kanë thënë më herët se nuk dëshirojnë prolongim tjetër të zgjedhjeve lokale. Ndërkaq nga BDI, deputeti Rexhail Ismaili, tha në Bashkimi Demokratik për Integrim është e gatshme për zgjedhjet lokale dhe pret që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, t’i shpallë zgjedhjet më 6 gusht, ashtu siç paralajmëroi, që të njëjtat të mbahen më 15 tetor.

“BDI është e gatshme për zgjedhjet, janë bërë të gjitha përgatitjet e patjetërsueshme në parti për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në gjysmën e parë të tetorit. Japim mbështetje që të shpallen më 6 gusht. Presim që kuadrot e BDI-së, edhe pas zgjedhjeve lokale, përsëri të udhëheqin me komunat”, ka theksuar Rexhail Ismaili.

Siç pritet, BDI do të garojë e vetme në zgjedhje dhe po ashtu të vetëm do të garojnë edhe ASH dhe BESA. Bashkëpunime mes këtyre tre blloqeve mund të ketë vetëm në rrethine dytë zgjedhor, meqë ka rrezik humbja e komunave që deri me tani kanë udhëhequr shqiptare.

Siç ka raportuar ditë më parë Gazeta KOHA, Kërçova, Dibra, Struga dhe Haraçina janë pikat ku mund të humbasin partitë shqiptare, ndonëse LSDM mund të del më kandidat shqiptar, sidomos në Haraçinë në të cilën komunë në zgjedhjet e fundit parlamentare doli parti e parë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori