LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët të pakënaqur para zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Qytetarët të pakënaqur para zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Në një anketë në terren me qytetarët nga ana e Alsat-M, mund të konstatohet pakënaqësia e shumicës prej tyre nga përfaqësuesit aktual të komunave në të cilat jetojnë. Më poshtë kemi pjesë të nxjera nga opinionet e të anketuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komuna e Çairit nuk ka punuar asgjë. Unë jam nga komuna e Çairit, dhe asgjë nuk kanë bërë, jo vetëm Çairi por edhe komunat tjera njëjtë. Çarshia ka mbetur në mjerim. Nuk kanë punuar të rregullojnë diçka. Presim diçka më mirë nëse vjen dikush më i mirë, ndonjë parti më e mirë, mirëpo me të vjetrit asgjë nuk ka”


“Mendoj se do ketë përmirësim, unë vij nga komuna e Sarajit dhe nuk jam i kënaqur gjithaq”

“Pres të fitojnë forcat progresive. Kemi shpresa por jo tek partitë tona shqiptare, nuk jam aspak i kënaqur me partitë tona shqiptare duhet përsëri Zaevin ta votojmë, jo sepse e duam por sepse të vetëdijesohen shqiptarët, udhëheqësit tonë nuk na përfaqësojnë por na ndërmjetësojnë neve. Ne nuk kemi përfaqësim, i marrin votat dhe bëjnë çfarë të duan. Besoj kësaj qeverie i besoj”

“Presim që zgjedhjet të kalojnë mirë të zgjidhet më i miri, presim diçka që të ketë ndryshime, të shkojë drejt përmirësimit”

“Si njerëz gjithmonë presim të ndodh diçka më mirë, ndërkaq si do jetë do e shohim më tej. Unë jam i kënaqur me Komunën ku jetoj në Karposh, jam I kënaqur me atë se çfarë disponojnë mjete dhe me dinamikën. I kënaqur jam sepse të gjitha obligimet që më nevojiten i gjej në komunë”

Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor. Fushata zgjedhore fillon më 25 shtator, ndërkaq raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar për më 29 tetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori