LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e reja, kandidatë të njëjtë për kryetar të Drenasit

Zgjedhjet e reja, kandidatë të njëjtë për kryetar të Drenasit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme ka caktuar datën 22 tetor 2017 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

E në këto zgjedhje shumë nga kryetarët e tanishëm të komunave kanë deklaruar se do të rikandidojnë sërish, e disa prej tyre kanë thënë që vendin do t’ua lënë të tjerëve.


Duke pasur parasysh se Komuna e Drenasit ka qenë ajo e cila para gjashtë muajve iu është nënshtruar procesit të zgjedhjeve ku kryetar u zgjodh Ramiz Lladrovci, i njëjti ka thënë se për rikandidimin e tij, ose jo, do të vendos Kadri Veseli.

Ramiz Lladrovci- Kryetari i tanishëm i Drenasit

“Kryetari Veseli dhe organet drejtuese të PDK-së do të marrin qëndrim meritor për punën time, përkushtimin dhe kandidaturën e sërishme. Mirëpres vendimin, unë kam energji dhe vullnet për mandatin tjetër për të realizuar premtimet e mia dhe PDK-së, për mandatin e plotë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Lladrovci për Telegrafin.

Edhe Xhavit Drenori, i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se tani do të fokusohet në zgjedhjet lokale.

I kontaktuar nga Telegrafi, Drenori ka konfirmuar se do ti hyjë sërish garës për kryetar të Drenasit.

“Po, do të kandidoj sërish, sepse këtë po e kërkon ekipi im dhe shumë qytetarë të Drenasit”, ka thënë Drenori.

Xhavit Drenori- Kandidat i pavarur për kryetar në zgjedhjet e kaluara në Drenas

I pyetur se a do të kandidojë sërish si i pavarur, apo do të jenë kandidat nga Vetëvendosje, Drenori theksoi se ende nuk është definuar diçka e tillë.

Për dallim nga Lladrovci dhe Drenori, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të rikandidojë sërish.

“Ende nuk kam vendosur. Do t’i bëj disa analiza dhe konsultime para se të vendos për rikandidimin tim”, ka thënë Xhemajlaj.

Isa Xhemajlaj- Kandidat për kryetar të Drenasit nga Nisma në zgjedhjet e kaluara

Ai ka theksuar se nuk ka ndonjë pengesë sa i përket paraqitjes së kandidaturës së tij, por se sipas tij duhet konsultuar me Kryesinë e partisë.

Kujtojmë se në raundin e parë të zgjedhjeve të 4 dhjetorit 2016 në Drenas, Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma dolën më të votuarit, të cilët pastaj shkuan edhe në balotazh.

Ndërkohë presidenti Thaçi ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me vendimin e tij dhe legjislacionin në fuqi.

Zgjedhjet lokale të këtij viti pritet t’i kushtojnë vendit rreth 5 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori