Daljet në terren dhe kontaktet e shpeshta me elektoratin nga ana e partive politike po shihen si indikacion për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, edhe pse zyrtarisht një gjë të tillë këtë nuk e thonë në partitë e koalicionit PDK-LDK.
Analistë dhe njohës të proceseve zgjedhore kanë deklaruar se janë duke u bërë përgatitjet për zgjedhje të parakohshme, të cilat mund të mbahen më së largu në qershor të këtij viti.
Mazllum Baraliu, njohës i proceseve zgjedhore ka thënë për Telegrafin se kjo është një fushatë para fushatës që po e bëjnë në forma të ndryshme me elektoratin e tyre subjektet kryesore politike, dhe kjo në një mënyrë apo tjetër sinjalizon se do të ketë zgjedhje të parakohshme.
“Ka nevojë që të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se po bëhen përgatitjet në një mënyrë apo tjetrën në atë drejtim, dhe kësaj i shtohet edhe fakti se kohëve të fundit ka pasur çështje të rëndësishme në mes të dy partive kryesore dhe eksponentëve të tyre, dhe të gjitha këto flasin se mund të ketë zgjedhje të parakohshme dhe mund të jenë në të njëjtën kohë me ato lokale por mund të jenë edhe para asaj kohe”, u shpreh Baraliu.
Ai më tej u shpreh se të gjitha shenjat edhe indikacionet janë se mund të ketë zgjedhje të parakohshme, por se kjo varet nga rrethanat se kush ja nis i pari prej anëtarëve të koalicionit që ta ndërpres bashkëpunimin dhe koalicionin, ose jo, varet prej tyre se sa kanë besim që do të fitojnë zgjedhje.
Ngjashëm ka deklaruar edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se të gjitha partitë politike kanë filluar përgatitjet dhe se ekziston mundësia që zgjedhjet të mbahen në muajin maj ose qershor.
“Zgjedhje do të ketë në fund të majit ose në fillim të qershorit. Mobilizimi i partive politike e dëshmon këtë. Jo vetëm PDK, por edhe partitë tjera janë duke bërë fushatë dhe duke u përgatitur”, tha Mushkolaj për Telegrafin.
Edhe njohësi tjetër i proceseve zgjedhore, Blerim Burjani ka thënë se koha e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte muaji qershor.
“Sikur të ketë vullnet të pozitë për prishjen e këtij koalicioni, koha e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte qershori”, tha Burajni, duke shtuar se pa zgjidhjen e Demarkacionit, Asociacionit dhe Forcave të Armatosura, nuk ka zgjedhje.
E mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale dhe lokale në të njëjtën kohë, sipas Burjanit nuk është ide e mirë për shkak të mundësisë së manipulimeve.
“Mundësit e shfaqjes së dukurive negative në dy palë zgjedhje është e madhe. Kosova ka pasur një proces degradues zgjedhor në dy palë zgjedhje, në të njëjtën kohë në vitin 2007 ku kishte përplot probleme, vjedhje të votave etj”, u shpreh Burjani për Telegrafin.
Pavarësisht sinjaleve nga partitë politike rreth përgatitjes për zgjedhje të parakohshme, Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se nuk po i konvenon mbajtja e këtyre zgjedhjeve.
Një gjë të tillë analistët edhe njohësit e proceseve zgjedhore e kanë cilësuar si dëshirë të LDK-së që të qëndrojë sa më gjatë në pushtet.
“LDK-ja ka pasur veprime specifike gjatë kësaj kohe, për arsye se zgjedhjet e 2014 i ka fituar me një program krejt tjetër me një orientim dhe strategji krejt tjetër dhe ka vepruar si ka vepruar dhe tashmë sigurisht se edhe brenda ka si në çdo subjekt tjetër politik pakënaqësi të brendshme dhe mbase mirë është akomoduar dhe dëshiron që ta përfundojë mandatin”, tha Baraliu për Telegrafin.
Në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, sipas Imer Mushkolajt, LDK ka gjasa që të mbetet në opozitë.
“Isa Mustafa dhe LDK e kanë të rëndësishme që të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet, në këtë qeverisje, kështu që nuk iu konvenon fare që zgjedhjet të mbahen shpejt. Konfigurimi politik pas zgjedhjeve sipas të gjitha gjasave do të bëjë që LDK të mbetet në opozitë”, theksoi Mushkolaj.
Sipas Mazllum Braliut dhe Imer Mushkolajt është e logjikshme që pas mbajtjes së këtyre zgjedhjeve të ketë ndryshime në skenën politike, pasi që siç u shprehën ata qytetarët janë të zhgënjyer.
E rreth kësaj çështje më skeptik shprehet njohësi i proceseve zgjedhore, Blerim Burjani i cili ka theksuar se nuk beson në ndryshime rrënjësore dhe befasi të mëdha.
Ai ka thënë se pret dalje më të ultë të elektoratit në zgjedhje si rezultat i zhgënjimit të madh të qytetarëve.
“Pra nëse veç kemi zgjedhje qendrore, elektorati do të bie dukshëm edhe për pozitën edhe për opozitën”, tha Burjani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t’i vaksinojnë fëmijët
Tahiri: S’do të heqim dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore
Lajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia