LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Kelmendi takoi përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë

Zëvendëskryeministri Kelmendi takoi përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka pritur në takim përfaqësuesit e bizneseve dhe të tregtisë, përkatësisht përfaqësues të kompanive “Jora Center”, “Emona Center”, “Emona City”, “Gllareva”, “Albi Mall”, “Delfini” dhe “ Banana Center”.

Sipas një njoftimi, gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se Qeveria po punon për përgatitjen e pakos së dytë fiskale, përmes së cilës do të ketë më shumë lehtësira për prodhuesit vendor.


Zëvendëskryeministri Kelmendi, po ashtu, sipas njoftimit, i njoftoi përfaqësuesit e bizneseve për prioritetet lidhur me zhvillimin ekonomik dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, për krijimin e një ambienti më të përshtatshëm, në mënyrë që bizneset të ndihen më të lira sa i përket veprimtarisë së tyre.

“Gjatë takimit u bisedua edhe për mënyrën se si të ndihmohet procesi i zhvillimit ekonomik, me ç’rast zëvendëskryeministri Kelmendi potencoi se çdo akter ekonomik që hap vende të punës ka rëndësi të madhe për vendin. Zëvendëskryeministri Kelmendi informoi përfaqësuesit e bizneseve lidhur me mundësinë që të jenë pjesë në Forumin Ekonomik që mbahet në Romë të Italisë më 31 janar, ku do të mund të informohen më shumë lidhur me mundësinë e shitjes së produkteve të tyre jashtë vendit, apo edhe për investimet nga bizneset italiane në Kosovë. “Nga ana e tyre, përfaqësuesit e biznesit u shprehën të kënaqur që kanë në Qeveri një njeri që vije nga radhët e tyre, dhe i cili i kupton problemet dhe sfidat në të cilat ata kalojnë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/