LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Kelmendi priti ministrin e Jashtëm të Luksemburgut

Zëvendëskryeministri Kelmendi priti ministrin e Jashtëm të Luksemburgut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn.

Gjatë takimit është biseduar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e bashkëpunimit ekonomik.


Zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi të arriturat në Kosovë, sidomos ato në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, duke falënderuar Luksemburgun për gjithë përkrahjen që ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën.

Më tej, zëvendëskryeministri Kelmendi njoftoi edhe për pengesat në të cilat po hasin bizneset dhe prodhuesit në Kosovë si pasojë e mos liberalizimit të vizave, duke kërkuar ndihmën e Luksemburgut në këtë drejtim.

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn tha se është i lumtur për arritjet e Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e Luksemburgut që të vazhdojë përkrahjen edhe në të ardhmen. Ministri Asselborn theksoi po ashtu se do t’i shohin mundësitë për të investuar në Kosovë. /Zëvendëskryeministri Kelmendi priti ministrin e Jashtëm të Luksemburgut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori