LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësimi i kremrave të shtrenjta: Maska e cila fshin rrudhat dhe përmirëson tonusin e lëkurës

Zëvendësimi i kremrave të shtrenjta: Maska e cila fshin rrudhat dhe përmirëson tonusin e lëkurës

Thonë që ky bashkim i përbërësve natyral është botoks i vërtetë natyral, ndërkaq freskia dhe shkëlqimi i lëkurës janë të garantuar

Dhe derisa në treg ekziston një numër i madh produktesh që i dedikohen eliminimit të rrudhave, tani është shfaqur një maskë për fytyrë e cila ushqen lëkurën dhe përmirëson tonusin e saj.


Këtë mund ta bëni vetë, dhe e gjitha që ju nevojitet janë ajka e thartë, mielli i misrit dhe karota, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 lugë ajkë të thartë pa yndyrë
– 1 lugë miell misri
– 5 lugë lëng të freskët të karotës

Përgatitja:

Në një tenxhere qitni 100 ml ujë, pastaj shtoni miellin e misrit. Pas kësaj, zieni në zjarr mesatar, duke e përzier gjithë kohës derisa përbërja të bëhet e dendur dhe uji të avullojë i tëri.

Hiqeni nga zjarri dhe prisni të ftohet. Në fund shtoni lëngun e karotës dhe ajkën dhe që të gjitha përzieni mirë.

Përdorimi:

Para se ta aplikoni maskën, pastrojeni rrënjësisht fytyrën. Përbërjen qiteni në zonën e dëshiruar, dhe lëreni të qëndrojë rreth gjysmë ore.

Pas kësaj kohe, lajeni me ujë të ngrohtë.

Për rezultate më të mira, do të duhej që këtë maskë ta përdorni prej tri deri në pesë herë në javë.

Në rast që keni përgatitur sasi më të madhe, përbërjen patjetër ruajeni në frigorifer. /Telegrafi/