LAJMI I FUNDIT:

Zënka Lubonja-Fevziu: “Zhduket” videoja e emisionit (Video)

Zënka Lubonja-Fevziu: “Zhduket” videoja e emisionit (Video)

Zënka mes drejtuesit të emisionit “Opinion” në TV Klan dhe analistit të njohur Fatos Lubonja, ka tërhequr jo pak vëmendje në opinionin publik.

Lubonja, i cili prej më shumë se dy vitesh është thuajse pjesë e përhershme e panelit të ftuarve në emisionin e Fevziut, ka akuzuar këtë të fundit se ka përdorur “fuqinë” e tij për të përfituar leje ndërtimi të kundërligjshme, shkruan Shekulli.

Gjatë emisionit të drejtpërdrejtë, Fevziu ka debatuar gjatë me Lubonjën për këtë çështje duke i kërkuar që të faktojë një akuzë të tillë. Pas kësaj ai ka bërë kundër akuza ndaj Lubonjës duke bërë që edhe pse emisioni kishte titullin: “PD-PS akuzat ndaj njëra-tjetrës”, të kthehet në një emisioni “Lubonja-Fevziu akuzat ndaj njëri-tjetrit”.


Ky emision është transmetuar të enjten e kaluar dhe video është hequr nga faqja online e TV Klan-it. Nuk dihet se përse është bërë një gjë e tillë ndërkohë që zakonisht në atë faqe ngarkohet çdo emision i “Opinion-it”. /Telegrafi/