0Shares

Trajneri i Romës, Zdenek Zeman, në prag të derbit mes klubit të tij dhe Interit, ka thënë se ekipi i Nerazzurëve ka mungesë të lojtarëve të rinj.

“Ditëve të sotme, Italia iu është kthyer lojtarëve të rinj dhe është më mirë kështu. Interi ka shumë lojtarë të rëndësishëm, por unë mendoj se ata nuk kanë shumë lojtarë të rinj”.

“Në fakt ata kanë shumë pak lojtarë të rinj. Nëse do të kishin më shumë, gjërat do të ishin më ndryshe për ta”, ka thënë Zeman për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)