LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Sot u rikonfirmua se nuk ka lëvizje nga qëndrimet e koalicionit (Video)

Zemaj: Sot u rikonfirmua se nuk ka lëvizje nga qëndrimet e koalicionit (Video)
-->

Deputeti i zgjedhur i  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahun, ka folur rreth takimit të sotëm të zhvilluar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Zemaj ka thënë se në këtë takim munguan disa nga deputetë të caktuar.

Ai ka theksuar se gjatë këtij takimi janë rikonfirmuar vendimet që i ka marrë edhe më herët koalicioni LAA.

“Nuk ka ndonjë lëvizje nga qëndrimet, sot u rikonfirmua se janë vendime të palëkundura dhe askush nuk ka shpreh ndonjë dyshim se do të lëviz nga këto parime, kjo është biseduar edhe sot në takim nga ana e liderëve”, ka thënë Zemaj.

Zemaj është shprehur se nuk do të dëshironte që dikush nga kolegët e tij të kalonte në ndonjë tabor tjetër.

“Nuk do të doja, askujt nuk ja qes dorën. Këto janë qasje të vullnetit, janë vendime parimore. Dhe unë nuk do të dëshiroja që ta shihja dikë nga kolegët e mi në ndonjë tabor tjetër”, u shpreh ai.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, theksoi se PAN-i nuk i ka numrat, sepse sipas tij po t’i kishin numrat kjo punë do të ishte e kryer. /Telegrafi/