LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Letra e Thaçit, joserioze dhe zvarritje e krijimit të institucioneve (Video)

Zemaj: Letra e Thaçit, joserioze dhe zvarritje e krijimit të institucioneve (Video)

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahun, e ka quajtur joserioze letrën e dërguar nga presidenti Hashim Thaçi, për takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike – para thirrjes së seancës së konstituimit të Kuvendit.

“Letër joserioze, e përgatitur keq, e bërë me hile për t’i thirrur subjektet parlamentare”, ka thënë Zemaj.

Ai mes tjerash ka theksuar se edhe gjatë takimit të sotëm që është zhvilluar nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA), është diskutuar pikërisht kjo letër dhe hapat e ardhshëm që do t’i ndërmarrin si koalicion.

“Presidenti është i obliguar ta caktojë seancën konstituive, e jo të ketë takime të tilla që mund të përdoret si precedent i keq për të ardhmen. Kjo është zvarritje e qëllimshme”, ka thënë Zemaj, duke shtuar se shumë shpejt LDK do të dalë me njoftim zyrtar për pjesëmarrje apo jo në takimin e thirrur nga Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori