LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Nuk është koha që ligji për sigurime shëndetësore të hyjë në fuqi

Zeka: Nuk është koha që ligji për sigurime shëndetësore të hyjë në fuqi

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka, ka kërkuar nga qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës që të pezullojë implementimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, specifikisht mbledhjen e premiumeve të sigurimeve shëndetësore, të planifikuar të fillojë më 1 korrik 2017.

Drejtori i OEAK-ut, Arian Zeka, sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, ka thënë se përgatitjet e tanishme për hyrjen në fuqi për Ligjin për Sigurime Shëndetësore, nuk janë adekuate. Sipas tij, edhe periudha e pasigurisë politike, kërkon që ky ligj duhet të shtyhet dhe të mos hyjë në fuqi më 1 korrik 2017.


“Nuk kemi informata nga Ministria e Shëndetësisë si ka shkuar procesi. MSH-ja ka qenë e mbyllur me palët e interesit”, ka thënë ai.

Zeka ka rekomanduar që implementimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe mbledhja e premiumeve të shtyhet së paku deri më 1 janar 2018.

Ai ka bërë me dije se OEAK-u, ka shprehur shqetësimin për këtë ligj edhe gjatë draftimit. “Kemi rezervat tona për këtë ligj. MSH-ja, më së paku dialogon me palët e interesit. Kemi shprehur publikisht që MSH-ja të mësoj me ministritë e tjera të linjës. Ata punojnë dhe bashkëpunojnë me palët e interesit”,ka thënë ai.

Arian Zeka ka vlerësuar se Ligji për Sigurime Shëndetësore, është nj rëndësie shumë të madhe për qytetarëve e Kosovës, duke e marrë parasysh se një pjesë e saj jeton në kushte të vështira sociale. Ai ka thënë se edhe bizneset do të ngarkohen shumë, duke e marrë parasysh se edhe ekonomia informale është e lartë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

Ekonomi
Kalo në kategori