LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Avdullah Hoti ia vret ëndrrat Vetëvendosjes

Zeka: Avdullah Hoti ia vret ëndrrat Vetëvendosjes

Ish-gazetari, tani deputet i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë sot se deklarata e kandidatit për kryeministër nga radhët e LAA, Avdullah Hoti, se nuk ka qeveri me VV, përfundimisht “ka vrarë ëndrrat e kësaj partie për mundësinë e krijimit të qeverisë.

Postimi i plotë në Facebook:

Avdullah Hoti ja vret ëndrrat e VV-së Pacolli racional

Deklarata e sotme e kandidatit për kryeministër nga ana e LAA/së, se s’ ka qeveri me VV, i ka vra përfundimisht ëndrrat e kësaj partie për mundësinë e krijimit të Qeverisë. Vardisja e VV-së në drejtim të një partie, që liderit të saj edhe shtëpinë ia kanë gjuajt me mollotov, e egërsia kaq e madhe kundër Ramush Haradinajt, që deri në zgjedhje ishin bashkë, nuk flet për asgjë tjetër, përpos për një amoralitet, dhe pafytyrësi politike, deri në planetin e shtatë.

Hala pa u vesh me petkun e qeveritarëve, aq shumë po zgërdhihen e krekosen liderët e VV-së, sa që krejt kanë harruar që LDK-ja, të paktën gjysma, më parë e votojnë Ramushin, se sa Albinin. Sa për Mimozën, besoj që kish mu shkri si akullorja, vetëm me e garantuar dikush që prapë do thirret: Zonja ministre. Njeriu më i sinqertë në deklarime deri më tani është treguar Avdullah Hoti, ndërsa më racional Behgjet Pacolli, Arben Gashi, dhe disa të tjerë! (sic.) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori