Pavarësisht a jeni i sëmurë, i etur, i uritur, pa gjumë, e keni punën në vend të parë - është koha të frenoni.
Shumë njerëz e çojnë veten në kufi të durimit kur është fjala për punën, që kurrsesi nuk është mirë për shëndet. As avancimi në punë nuk jep shumë siguri pavarësisht se sa mundoheni, por ajo që është tërësisht e sigurt është fakti që puna e tepërt në një moment e merr haraçin e vet.
Puna nën presion, stresi, orari i zgjatur, të gjitha këto reflektojnë direkt në gjendjen shëndetësore të njeriut. në të ardhmen e afërt ose të largët.
A i takoni edhe ju grupit të atyre që punën ia nënshtrojnë çdo gjëje, madje edhe vetë shëndetit – kuptojeni më mirë nga ky artikull, transmeton Telegrafi.
Maniaku i punës:
Harron të relaksohet. Stresi ndonjëherë mund të jetë i dobishëm, sepse ju mban të zgjuar dhe koncentruar, por edhe të motivuar, por për së tepërmi stres ose stresi kronik do të reflektojë në trupin tuaj.
Ha në lëvizje: Në mes takimeve konferencave, afateve, gjatë rrugës për punë, gjatë rrugës për shtëpi, maniaku i punës nuk e humb kohën duke qëndruar i qetë dhe të hajë si duhet. Ndërsa, shujta e mirë është pikërisht ajo çka i duhet njeriut për mendje të mprehtë gjatë tërë ditës.
Fle pak. Jo pse vuan nga pagjumësia, por sepse punon kur duhet të pushojë. Madje edhe profesionistët që kanë shumë punë kanë nevojë për shtatë deri nëntë orë gjumë. Pagjumësia mund të na bëjë më nervoz, pamundësojë koncentrimin, dobësojë kujtesën dhe gjykimin. Po ashtu është e lidhur edhe me trashjen.
Nuk ushtron. A duhet të shtohet diçka tjetër përveç që ushtrimet dhe lëvizjet e përditshme të paktën në kohëzgjatjen prej 30 minutash janë të shkëlqyeshme për shëndetin? Maniaku i punës “nuk ka kohë” për këto.
Punon edhe kur është i sëmurë. Shumë njerëz shkojnë në punë edhe pse janë të sëmurë. Por janë tri arsye pse duhet të qëndroni në shtëpi – askush nuk e dëshiron sëmundjen tuaj, do të jeni më pak produktiv dhe keni nevojë për pushim për t’u shëruar.
Pi (për së tepërmi). Konsumimi i tepruar i alkoolit mund të nxis varësinë, probleme me mëlçi, madje edhe kancer.
Kapërcen kontrollin mjekësor vjetor. Me qëllimin që problemet të vërehen me kohë, të nevojshme janë kontrollet e rregullta te mjeku. Çdo person duhet ta dijë se çka ndodh në trupin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Luani: Horoskopi vjetor për 2024
Gaforrja: Horoskopi vjetor për 2024
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin