LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet se si e kurdisi ndeshjen Italia me Uruguain në vitin 1970!

Zbulohet se si e kurdisi ndeshjen Italia me Uruguain në vitin 1970!

“Biskota” (term i shpikur nga italianët për të treguar ndeshjet ku skuadrat gjejnë një kompromis për rezultatin që në fillim) e famshme nordike e “Euro 2004”-së (Danimarka dhe Suedia barazuan 2-2 në takimin e fundit në fazën në grupe duke “eliminuar” Italinë) ka qenë një “thërrime” përballë asaj që gatoi Italia me Uruguain në Botërorin e organizuar në Meksikë më 1970-në.

Për të zbuluar atë çfarë fshihej pas barazimit mes Italisë dhe Uruguait, ka menduar njëri prej protagonistëve të skuadrës që në fund të shpallej kampione bote. Ishte pikërisht Sandro Macola ai që gjatë një interviste për “Corriere della Sera”- n, përveç takimit të kurdisur, tregoi edhe shumë të fshehta të mëdha të jetës së tij, shkruan panoramasport.


“Është e vërtetë, ne kemi kurdisur ndeshjen me Uruguain, të vlefshme për fazën në grupe. Në takimin e parë, ne mundëm Suedinë 1- 0, ndërsa Uruguai bëri të njëjtën gjë me Izraelin. Në takimin e dytë me një barazim do të kualifikoheshin të dy ekipet dhe pak minuta përpara se të fillonte ndeshja më takoi në dhomat e zhveshjes kapiteni i Uruguait. ‘Hombre, hoy nosotros empatamos’ (Djalosh, sot ne do të barazojmë), më tha.

Unë lajmërova dhe shokët dhe vura re se të gjithë sikur u çliruan prej asaj që u tregova. I vetmi që refuzoi ishte Bertini, i cili ishte tipi i lojtarit që do të fitojë edhe në stërvitje. Sapo nisi ndeshja, ai vrapoi si i çmendur dhe me fjalë të tjera tërboi uruguaianët, të cilët më afroheshin për të më thënë: ‘Este hombre está loco!’ (Ky qenka i çmendur). Ndeshja mbaroi në barazim dhe dy ekipet kaluan për më tej duke ‘djegur’ kështu Suedinë”./panoramasport

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori