LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet plani i shqiptarit të dyshuar për terrorizëm në Austri

Zbulohet plani i shqiptarit të dyshuar për terrorizëm në Austri

Një i ri shqiptar, Lorenz K., 18-vjeçar, është arrestua dje në Vjenë, si i dyshuar që po planifikonte sulm terrorist në kryeqytetin e Austrisë.

Mediat austriake kanë raportuar gjerësisht lidhur me të riun e arrestuar nën dyshimin se kishte përgatitur një sulm terrorist në Vjenë.


Heute.at ka ofruar së fundi më shumë të dhëna lidhur me të riun me prejardhje shqiptare, mbi të cilin bie dyshimi i rëndë, shkruan Albinfo.ch.

Ky portal saktëson se përveç të riut, në pyetje është marrë edhe babai i tij, i cili thotë të mos ketë pasur fare ide lidhur me orientimin e të birit.

Babai, i cili vjen nga Shqipëria (Tirana) jeton në qytetin Neunkirch dhe ka dy djem.

Lorenzi ka qenë i njohur për Policinë, në saje të disa delikteve të imta që kishte kryer. Ai kishte kaluar të banonte në Vjenë.

I dyshuari është shtetas austriak dhe ka prejardhje shqiptare. Pasi është marrë në pyetje gjithë natën e mbrëmshme, ai është vendosur në burg.

Vazhdon të mbetet e paqartë se sa i rrezikshëm është në të vërtetë 18-vjeçari, shkruan portali austriak, transmeton albinfo.ch. Mbrojtjen e të riut priten ta marrin një numër avokatësh me emër në Vjenë.

Gjatë bastisjeve nuk është gjetur lëndë shpërthyese por janë konfiskuar disa telefona mobilë, të cilët do të analizohen për nevoja të hetimeve.

Ndërkaq, sipas Policisë, synimi i tij kishte qenë që në sulmin që do ta kryente, të vdisnin sa më shumë viktima.

Mbetet e panjohur mënyra se si i riu me një afërsi me rrjetin mafioz palestinez Abou-Chaker në Berlin kishte rënë në lidhje me qarqet salafiste.

Sipas gazetës Österreich ai kishte qëndruar mjaft shpesh në Gjermani, ku gjithnjë më shumë qe “fundosur në moçalin islamist”.

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori