LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një punëtori për falsifikimin e këpucëve sportive (Foto)

Zbulohet një punëtori për falsifikimin e këpucëve sportive (Foto)

Dogana e Kosovës ka organizuar një aksion në Skenderaj, i cili ka rezultuar në zbulimin e një punëtorie për falsifikimin e këpucëve sportive.

Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative se në një lokacion të dyshuar janë duke u prodhuar këpucë sportive të markave tregtare “Adidas” dhe “Nike“, njësit e doganës kanë organizuar bastisjen e lokacionit, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.


Pas gjetjes së lokacionit në komunën e Skenderajt, njësit e doganës mbrëmë kanë ushtruar kontroll te subjekti dhe gjatë kontrollit është hasur në sasi të konsiderueshme të mallrave, si këpucë sportive të llojit të ndryshëm, ndër to dhe të markave tregtare të mbrojtura, disa nga ato me etiketa me mbishkrim “ Made in Vietnam”, etiketa të llojit të ndryshëm të mbathjeve sportive, fytyra të mbathjeve sportive, makina për shtypjen e markave tregtare etj.

Dogana ka konfiskuar makinat për qepje, makinat për shtypjen e etiketave, këpucë sportive dhe pjesët e tyre të llojeve Nike, Adidas, Puma, Reebok, Moster etj.

Të gjitha produktet dhe pajisjet janë konfiskuar, derisa rasti ka vazhduar tek njësit e hetime për zhvillimin e mëtejmë të hetime.

Ndryshe, dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori