Policia federale në Argjentinë ka zbuluar së fundmi një dhomë sekrete, të fshehur brenda një shtëpie pranë Buenos Airesit. Në të ishin të fshehura rreth 75 objekte naziste, përfshirë një thikë e madhe e deri te pajisjet mjekësore të nazizmit, ashtu sikurse foto negative të Hitlerit. Policia është duke hetuar kur dhe si kanë përfunduar këto objekte në këtë vend të Amerikës së Jugut.
Hetuesit u janë drejtuar ekspertëve të Holokaustit për të mësuar më shumë se nga mund të kenë ardhur këto vepra naziste, por anëtarët e komunitetit hebraik në Argjentinë mendojnë se ato duhet të jenë sjellë në vend nga zyrtarët nazistë pas Luftës së Dytë Botërore.
Fillimisht kishte spekulime nëse objektet mund të jenë thjeshtë kopje, por hetuesit besojnë se janë origjinale. Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje se si ata mund të kenë mbërritur në Argjentinë.
“Hetimet tona të para tregojnë se këto janë vepra origjinale”, tha ministrja argjentinase e Sigurimit, Patricia Bullrich për Associated Press.
Ky zbulim është më i madhi në Argjentinë, në llojin e tij, një shtet i cili mund të përshkruhet më së miri si një vend që ka një marrëdhënie të keqe me Holokaustin. Pas Luftës së Dytë Botërore, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve nazistë u arratisën në Argjentinë, përfshirë Adolf Ichman dhe Josef Mengele.
Ichman u zbulua në Buenos Aires nga gjuetarët e nazistëve në vitin 1960. Atë e kthyen në Izrael dhe e varën në vitin 1962.
Mengele u arratis nga Argjentina dhe shkoi në Paraguaj, duke ndërruar më vonë jetë në Brazil. Nuk dihet ende nëse ndonjë nga objektet e zbuluara këto muaj i përkisnin Ichmanit, Mengeles apo ndonjë nazisti tjetër që shpëtoi nga Gjermania.
Një nga arsyet pse autoritetet në Buenos Aires kanë një farë sigurie se ato janë origjinale është se disa nga objektet e koleksionit janë të konceptuara me foto të liderëve nazistë. Për shembull, një objekt i koleksionit është një xham zmadhues. I njëjti xham zmadhues shihet në një foto nga koleksioni ku është stampuar fotoja e Hitlerit. Hetuesit i treguan foton Associated Press me kusht që fotografia të mos publikohej.
“Kjo është një mënyrë për t’i hedhur ato në treg, duke treguar që ato ishin përdorur për të shkaktuar tmerrin, nga Fuhrer. Ka foto të tij, ku ai duket pranë objekteve” – tha Bullric.
Disa nga objektet më shqetësuese të koleksionit janë pajisjet mjekësore, përfshirë objektet e përdorura për të matur kokat e njerëzve. Shkencëtarët nazistë udhëtuan nëpër botë në vitin 1930, duke matur kokat e njerëzve të ndryshëm, pasi besonin se rracat superiore përcaktoheshin përmes tipareve të fytyrës.
Koleksioni gjithashtu përfshin lodra naziste dhe objekte të tjera që mesa duket përdoreshin nga të rinjtë nazistë, të tilla si koleksione harmonikash të ilustruara më foto fëmijësh, të cilët mbajnë flamuj nazistë.
“Nuk ka precedentë për një gjetje si kjo,” tha Nestor Roncaglia, kreu i policisë federale të Argjentinës, për Associated Press. “Objektet mund të jenë të vjedhura ose imitime. Por kjo këto janë origjinale dhe ne duhet t’i shkojmë deri në fund. “ /tvklan.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert