0Shares

Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Harvardit zbuluan një materie të re, të pagëzuar si “kristalet e kohës” që rrëzon ligjet e fizikës.

Sipas një eksperimenti të fundit nga studiuesit amerikanë, u provua se ky grup atomesh ndërveprojnë me njëri-tjetrin edhe pse janë në një distancë të largët.

Forma e re e lëndës është aktive për një kohë të pacaktuar dhe me një vijueshmëri konstante, pa krijuar asnjë nxehje të fushës, siç mund të ndodhë në univers.

“Kemi zbuluar një fazë të re të lëndës”, shpjegon njëri prej shkencëtarëve, i cili sqaron se kristali i kohës është “diçka që lëviz në kohë ndërsa mbetet e qëndrueshme”.

“Kristalet e kohës” u përmendën për herë të parë në vitin 2012 nga fizikanti Frank Wilzhek, i cili propozoi një formë tjetër të lëndës që prish pandryshueshmërinë e kohës.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)