0Shares

Mario Balotelli prezanton të dashurën e tij të re.

Bëhet fjalë për Serenën, bukuroshen nga Leçe, e cila duket se i ka ‘rrëmbyer zemrën’ sulmuesit italian.

Mediat italiane kanë publikuar fotot e “Super Marios” me të dashurën e tij, ndërsa historitë e tij me Dayane Mello e Fanny Neguesha, tashmë i përkasin së shkuarës.

Njohja mes Balotellit dhe Serenës ka ndodhur një muaj më parë në Monte Carlo. Së fundmi, çifti ka kaluar fundjavën në resortin ‘Pecheurs’ në Corsica.

Sulmuesi italian është duke vlerësuar edhe ofertat që do të vijnë në drejtim të tij, pas largimit nga skuadra e Nice. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)