0Shares

Dy lloje të kërpudhave kundër të cilave super bakteret kanë asnjë shans janë zbuluar në një minierë toksike në shtetin federal amerikan Montana, dhe në mesin e baktereve që mund të shkatërrohen janë dhe katër variacione të Staphylococcus të artë (MRSA).

Antibiotiku i ri është në fakt i ngjashëm me klasën e mirënjohur të antibiotikëve, por ajo vret bakteret në mënyrë të paparë. Efikasiteti i tij është, ndër të tjera, është konfirmuar në streptokoke, shkaktarët e dhimbjes së fytit dhe në bakteret e antraksit.

Kërpudhat në fjalë janë gjetur në një minierë të braktisur të bakrit, Berkeley Pit, i cili ka një thellësi prej mbi 540 metra. Tipar i minierës është uji plot me arsenik dhe aciditet 2.5 pH. Miniera është vdekjeprurëse, pasi aty kishin ngordhur patat, të cilat ishin strehuar gjatë një stuhie dëbore.

Andrea A. Stierle dhe Donald B. Stierle janë kimistë në Universitetin e Montanës, të cilët për dy dekada kanë studiuar komponentë e pazakonta nga miniera Berkeley Pit. Deri më tani ata kanë arritur të zbulojnë kërpudhat Taxomyces andreanae që mund të vrasin tumore të caktuara dhe gjithashtu organizma që prodhojnë molekulat anti-inflamatore.

Në studimin e ri, ekipi shkencor ka studiuar se çfarë ndodh kur rriten kërpudhat Penicillium së bashku. Në më pak se një javë, ata gjetën se kërpudhat nga liqenet toksike kanë bashkëpunuar në një mënyrë që ka krijuar komponentët e veçanta.

Vetë struktura molekulare e komponentëve të lartpërmendur është e njëjta klasë e antibiotikëve e njohur më parë si macrolides. Për dallim prej tyre, komponentët e ri (tani quhet berkeleylactone A) nuk bllokojnë ribozomet, dhe as sintezën e proteinave, duke çuar në veprimin e ri të tyre.

Ajo që u zbulua me këtë rast është se në kimikale nuk ka as sheqer dhe as lidhje të dyfishta. Kjo paraqet një tjetër gjë që tregon për mënyrën e tyre të re të aktivitetit antibiotik.

Shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë se si komponentët ia dolën të shkatërrojnë super bakterin, por ekziston mundësia se mekanizmi i ri mund të jetë gur themel për krijimin e klasave të reja të antibiotikëve efektivë.

Hulumtimi është publikuar në revistën Journal of Natural Products.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)