LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen sekretet e princeshës Diana, ajo kishte tentuar vetëvrasjen pak javë pas fejesës me princin!

Zbulohen sekretet e princeshës Diana, ajo kishte tentuar vetëvrasjen pak javë pas fejesës me princin!

Sëmundja e bulimisë, tentativat për të vrarë veten dhe dhimbje e madhe që ndiente nga tradhtia e princit Carles, Lady Diana nuk kishte duruar më dhe kishte vendosur që gjithçka ta bënte publike.

Njëzet vjet nga vdekja e princeshës dalin në pah sekrete të reja nga gazetari britanik, Andrew Morton, shkrimtari që shkroi autobiografinë e saj, i cili i tregoi mbarë botës sa e trishtuar ishte Diana.


Princesha kishte vendosur t’i tregonte gjithçka gazetarit me kushtin e vetëm që ai mos t’i bënte publike asnjëherë ato çfarë ajo do t’i rrëfente.

Libri që ai shkruajti “Diana: Historia e saj e vërtetë” shkaktoi një ndjesi. Tani, 20 vjet nga vdekja e saj, ai do të ripublikohet me transkriptet e këtyre regjistrimeve shkruan Daily Mail.

Diana rrëfen se një natë para martesës ka qenë mjaft keq, hante gjithçka që i dilte përpara, dhe kjo për shkak të historisë së Camilla-s, përcjell bw.

“Teksa po kaloja për në altar, po kërkoja për të. (Camilla) E dija që ajo ishte aty sigurisht dhe po kërkoja për të”, ka rrëfyer Diana.

Ajo tregon se u fiksua pas saj, dhe nuk i besonte bashkëshortit Çarles në lidhje me të. Ndërkohë që vazhdonte të vuante nga bulimia, duke u bërë gjithnjë e më e dobët, ajo kishte tentuar vetëvrasjen pak javë pas fejesës me princin.

Diana ka rrëfyer dhe marrëdhëniet e vështira me familjen mbretërore. “Unë isha një problem, dhe ata e regjistruan Dianën “si një problem”, është shprehur ajo.

Gjithashtu ka treguar dhe për përgjimet e telefonatave të bashkëshortit të saj me Camila-s, të cilës i thoshte se çfarë do gjëje të ndodhte ai do ta dashuronte tërë jetën.