LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen fakte të reja, ‘Hitleri i varur nga droga’ (Foto)

Zbulohen fakte të reja, ‘Hitleri i varur nga droga’ (Foto)

Në ditët e para të sundimit nazist, diktatori fashist miratoi një dekret për ndalimin e “helmeve joshëse”.

Përdoruesit e drogës u shpallën të çmendur kriminal, të vrarë nga injeksione vdekjeprurëse ose dërguar në kampet e përqendrimit.


Substancat e paligjshme të cilat sipas propagandës naziste ishin të lidhura me hebrenjtë, duhet të zhdukeshin.

Por kur Hitleri, Rajhu i Tretë marshoi drejt Luftës së Dytë Botërore, droga u bë një nga shtyllat qendrore të makinerisë naziste të luftës.

Edhe Hitleri i cili fillimisht njihej si antialkoolist, ra në tundimet e toksinave në një masë vetë shkatërruese.

2

Të paktën kështu thuhet në librin: Droga në Gjermaninë naziste( Drugs in Nazi Germany) të autorit Norman Ohler.

Besohet gjerësisht se diktatori gjerman i dridheshin duart për shkak të sëmundjes së Parkinsonit, por Ohler pretendon se Hitleri u mbyll në vetvete pasi fabrika që bënte drogërat e tij ishte bombarduar nga aleatët.

“Është thënë se ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit por për mua është shumë e qartë që ai u tërhoq. Duhet të ketë qenë shumë e tmerrshme. Ai po humbiste një luftë botërore dhe po drejtohej nga droga,” ka thënë ai.

3

Varësia e e Hitlerit ndaj drogës thuhet se ka nisur shumë kohë para se bombat e fundit të Luftës së Dytë Botërore të binin në Berlin. Ohler beson se Hitleri ishte droguar me një sërë substancash gjatë luftës, duke përfshirë kokainën, metamfetaminën dhe Oxycodone, transmeton syri.

Mjeku person i Hitlerit ishte Dr Morell, i njohur për injeksionet e tij të famshme dhe trajtimin e sëmundjeve që nuk ekzistonin. Por Ohler është shprehur se nuk është e qartë nëse varësia e Hitlerit ndaj drogës ka ndikuar në rezultatin e Luftës.