LAJMI I FUNDIT:

Zbardhen disa detaje të reja pse u largua Bonucci prej Juventusit

Zbardhen disa detaje të reja pse u largua Bonucci prej Juventusit

Leonardo Bonucci është transferuar te skuadra e Milanit.

Mbrojtësi italian ka braktisur radhët e kampionit italian të Juventusit për shumën prej 40 milionë euro.


Mediat kanë zbardhur edhe disa të reja rreth arsyes së largimit të futbollistit për tek rivali i përjetshëm i juventinëve, transmeton Telegrafi.

E gjitha filloi në zhveshtoret e ekipit në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve, ku bardhezinjtë pësuan humbje prej Real Madridit me rezultat 1-4.

Në mes të dy pjesëve të ballafaqimit kur Dani Alves kritikoi Paulo Dybalan për kartonin e parë të verdhë të marrë në 45 minutshin e parë, transmeton Telegrafi.

Këtu ndërhyri Bonucci, i cili kritikoi Alvesin për plogështi në ndeshje dhe se kundërshtari Marcelo po e lë pas atë.

Të gjitha lajmet rreth Leonardo Bonuccit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Leonardo Bonuccit

Në këtë diskutim u përfshi edhe Antoni Barzagli, i cili i kërkoi të qetësohej Bonuccit, por ky iu kthye me fjalët “Mos fol ti, se Marcelo nuk po të bënë hesap”, por veterani Barzagli ia kujtoi Bonuccit se për fajin e tij, Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë.

Për të mos eskaluar situata ndërhyri trajneri Massimiliano Allegri, i cili mbrojti njëkohësisht edhe Dybalan.

Kjo ka bërë që marrëdhëniet mes trajnerit dhe Bonuccit përfundimisht të prishen pasi që në të kaluarën ishin të brishta, duke kujtuar edhe kohën kur mbrojtësi ishte pezulluar për ndeshjen kundër Portos. /Telegrafi/

Zëvendësimi i Barzaglit, shpullë Dybalas, Bonucci sqarohet për akuzat
Lexo po ashtu Zëvendësimi i Barzaglit, shpullë Dybalas, Bonucci sqarohet për akuzat

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori